Marrëveshja Rama-Meloni, Tajani: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani do të vizitojë Tiranën më vonë gjatë javës, për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi marrëveshjen për strehimin e emigrantëve.
“Më 22 dhjetor do të jem në Shqipëri, ku do të takohem me kryeministrin Rama”, ka deklaruar Tajani në një takim me ambasadorët e Italisë, të mbledhur në selinë e Ministrisë së Jashtme në Romë.
Shefi i diplomacisë italiane do të vizitojë vendet ku do të ngrihen qendrat për pritjen e emigrantëve, të cilët do të riatdhesohen në vendet e origjinës, në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.
“Qeveria italiane nuk është e shqetësuar për pezullimin e ratifikimit dhe në çdo rast ekziston vullneti për të mos ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese shqiptare”, ka deklaruar Tajani.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ministri i Jashtëm i vendit fqinj do të vizitojë edhe oficerët e Guardia di Financa të vendosur në vendin tonë në kuadër të politikës së jashtme italiane, të cilët mes të tjerash do t’i vlerësojë për punën e bërë dhe do t’i urojë për festat e fundvitit.
Më datë 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi ratifikimin e akordit italo-shqiptar, pas kërkesës së bërë nga Partia Demokratike dhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:37 “Miratohet marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit