“Bordi i Paqes, një rival i OKB-së”, profesori Shala jep detajet: Ja si do të funksionojë kjo organizatë
Këtë të diel, në emisionin Review, me moderatore Greta Topjana në Euronews, tema e diskutimit ishte e fokusuar në funksionin e Bordit të Paqes për Gazën, një organizatë e krijuar dhe e kryesuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Profesori Xhavit Shala, i ftuar në emision, dha detaje mbi funksionimin e këtij bordi.
“Gjithë qëllimi i bordit është te Gaza. Faktikisht, faza e parë ishte armëpushimi dhe dorëzimi i pengjeve dhe i trupave të vdekur. Ajo fazë u përmbyll me sukses. Faza e dytë u vonua shumë dhe kjo ka çuar në shkeljen e armëpushimit. Janë vrarë gjatë prishjes 200 palestinezë.
Ky Bord i Paqes ka tre nivele. Është kryetari, i cili ka autoritet të padiskutueshëm. I jepet autoritet sa OKB-ja dhe Këshilli i Sigurimit. Është një model tjetër si organizatë. Është një model që do të ndërhyjë edhe në konflikte të tjera. Pra, është një organizatë që do të rivalizojë OKB-në.
Kryetari është autoriteti absolut. Më pas është Bordi Ekzekutiv, anëtarët e të cilit kanë kompetenca, dhe do të ketë edhe një të deleguar të posaçëm. Niveli i parë është Asambleja. Është një organizatë që nuk është ndërtuar vetëm për Gazën. Kjo është ajo që po diskutohet më së shumti,” – tha Shala.
Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
Hiqet pas dy dekadash gardhi i Gjirit të Kakomesë, gazetari jep detajet për Review në Euronews Albania
Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit