Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit

16 Qershor 2026 | 22:10

Një episod ndryshe ka ndodhur këtë të martë në “Now” me moderatore Erla Mëhillin në Euronews Albania. Në panel ka qenë i ftuar artisti Robert Aliaj, mirëpo moderatorja ka zgjedhur që të marrë në panel edhe të bijën, e cila kishte ardhur ta shoqëronte. Vajza e artistit iu bashkua panelit dhe ka folur se përse po vinte në këtë protestë.

“Erdha nga Belgjika që të jem këtu, më vjen keq që nuk jetoj këtu që të shkoj përditë në protestë. Është shumë e rëndësishme që çdo njeri që ka këmbë, edhe pa këmbë, duhet të jetë aty. Në qoftë se konsiderohesh shqiptar dhe nuk je aty, nuk di. Nëse ngre flamurin, duhet të jesh aty. Kjo është për kauzën shqiptare. Është tepër e rëndësishme, do të ndihesha fajtore nëse nuk do të merrja pjesë. Për mua duket si një regjim autoritar. Njerëzit nuk kanë opinion dhe kjo nuk ka impakt. Kanë shumë guxim dhe është shumë e madhe çfarë ndodh aty. Edhe kjo nuk është protestë për Shqipërinë, por edhe për Europën.” – tha Gala Aliaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, deklaroi se protesta e zhvilluar prej rreth 40 ditësh në Tiranë nuk ka dëmtuar Partinë Socialiste, por sipas tij...
22:09 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026