Bordi i transparencës fikson çmimet e karburantit për 5 ditë
Nafta këtë të shtunë shitet me 245 lekë për litër me miratimin e bordit të transparencës, nga 12 lekë që ishte.
Benzina gjithashtu ka pësuar një rritje me 12 leke duke kapur shifrën e 218 lekë për litër.
Çmimi i gazit që kur u krijua bordi i transparencës nuk kishte pësuar rritje dhe kishte disa javë që ishte i fiksuar në 93 lekë. Por këtë të shtunë ai ka pësuar rritje me 17 lekë për litër dhe përdoruesin e tij duhet të blenë 110 lekë tashmë.
Këto çmime do të qëndrojnë të tilla për 5 ditët e ardhshme, deri në datën 1 prill.
Bordi i transparencës u krijua në fillim të muajit mars pasi çmimi i naftës dhe benzinës kapi nivele rekord ne 260 leke për litër.
Qëllimi ishte kufizimi i përkohshëm i çmimeve të tregtimit me shumicë e pakicë. Rezultati ishte i menjëhershëm duke bërë që nafta të shitet me 203 leke.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta