“Bordi i Transparencës pa afat”, Ibrahimaj: Në monitorim edhe çmimet e ushqimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se mbledhja e Bordit të Transparencës të enjten pas rritjes së çmimit të karburanteve, kishte për qëllim diskutimin dhe vendosjen e çmimeve maksimale të tregtimit, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.
“Dje kemi mbledhur bordin e transparencës me qëllim diskutimin për çmimet dhe vendosjen në bazë të legjislacioneve në fuqi të çmimeve maksimale të tregtimit”, tha Ibrahimaj në një konferencë për mediat.
Ajo theksoi se mënyra e vendosjes së çmimeve bazohet në të dhënat e bursës së një dite më parë, ku bëhet një llogaritje mbi të gjitha kostot e tregtimit të karburantit, duke i shtuar një marzh 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për pakicën.
“Marzhet kur u kalkuluan në 2022 janë minimale, jo marzhe fitimi, por për të përballuar shpenzimet kryesore që kompanitë kanë”, sqaroi ministrja teksa vuri theksin te rëndësia e monitorimit të vazhdueshëm. Ibrahimaj sqaroi se Bordi nuk ka afat të përfundimit të aktivitetit.
“Me ngritjen e bordit do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të çmimeve. Në një situatë kur çmimet po rriten në mënyrë të vazhdueshme, ne jemi transparentë dhe nuk do të lejojmë abuzime apo spekulime për çmimet. Ne do e mbajmë bordin të ngritur deri kur çmimet të stabilizohen deri në nivelet e para krizës nëse dhe bursat do rikthehen në nivelet e para krizës. Sa i përket ndërhyrjeve në suportin e shtresave në nevojë, karburantet në shportën e konsumit kanë një peshë prej 2%”, tha ajo.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë