Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës është mbledhur këtë të hënë, më 19 maj 2026, dhe ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të kalojë 205 lekë për litër, që është 3 lekë më shumë se mbledhja e fundit e bordit, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 193 lekë për litër.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën është caktuar në jo më shumë se 189 lekë për litër, 1 lekë më shumë se vendimi i fundit i bordit, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 177 lekë për litër.
Çmimet e reja kanë hyjnë në fuqi këtë të martë, në orën 17:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku pritet të rishikohen në varësi të lëvizjeve në treg.
Bordi u bën thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë me rigorozitet vendimin, ndërsa paralajmëron se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Sipas sqarimit zyrtar, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, në rast se çmimi i gazoilit kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Me çmimet aktuale të vendosura nga bordi, këto kufij nuk tejkalohen, ndaj vijon të aplikohet niveli i plotë i akcizës, 100%.
300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
Këmbimi valutor 9 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)