Borell: BE-ja nuk është e unifikuar për embargon ndaj naftës dhe gazit rus

25 Prill 2022 | 08:12

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozef Borell deklaroi se nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga të gjitha vendet anëtare të unionit për të vendosur embargo të plotë ndaj naftës dhe gazit rus.

Për gazetën gjermane Die Welt, Borell tha se Bashkimi Europian nuk ka ende një qëndrim të unifikuar.

“Për momentin, ne në BE nuk kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje”, tha Borrell për gazetën.

Borrell bëri me dije se kjo temë do të diskutohet në samitin e ardhshëm të BE-së që do të mbahet në fund të muajit të ardhshëm, shkruan Reuters.

Disa vende të BE-së po bëjnë presion për një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë dhe Brukseli po përgatit një vlerësim të plotë të ndikimit që mund të ketë embargoja ndaj naftës ruse.

Rusia është furnizuesi më i madh i naftës në Evropë, duke siguruar pak më shumë se një të katërtën e importeve të naftës në BE në vitin 2020, sipas të dhënave nga Eurostat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026