“Borëpastrueset po vijojnë punë”- Rama apel shoferëve: Kujdes në këto zona
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e kushteve të motit në vend. Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë, shkruan se vijon puna për zhbllokimin e të gjitha akseve të mbuluara nga dëbora.
Ai këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore gjatë kalimit në zonat malore.
“Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan Rama në facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë
- 16:33 Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin
- 16:19 Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
- 16:17 Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore