Boris Xhonson kërkon falje për skandalin e festave në kohë COVID-i
Kryeministri britanik Boris Xhonson ka bërë një apologji të thellë për pjesëmarrjen në festën ilegale të mbajtur gjatë bllokadës anti-COVID.
Megjithatë, ai tha se nuk kishte qenë në dijeni se kishte shkelur rregullat, apo se kishte keqinformuar Parlamentin.
“Më lejoni të them, jo për të lehtësuar apo justifikuar pozitën, por për të sqaruar fjalimet e mia të mëparshme në këtë Dhomë, se nuk e kuptova atëherë apo më pas se mbledhja e kabinetit përpara një takimi mbi strategjinë anti-COVID do të përbënte shkelje të rregullave. E përsëris se ky ishte gabimi im dhe kërkoj falje pa rezerva”, tha Xhonson.
Javën e kaluar, Xhonson u gjobit me 50 paund për pjesëmarrje në festën e tij të ditëlindjes, në qershor të vitit 2020.
Ai është lideri i parë i Britanisë moderne që gjobitet për shkelje të ligjit, por me këmbëngulje ka sfiduar thirrjet e vazhdueshme të opozitës për të dhënë dorëheqjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje