Boritë shurdhuese, ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes akustike

22 Qershor 2022 | 15:48

Me t’u ndezur drita jeshile, shoferët janë gati t’i bien borisë. Kjo zhurmë në Shqipëri nuk njeh limit në asnjë orë të ditës.

Sinjalizimi zanor është i ndaluar në qendrat e banuara, prandaj në hyrje të Tiranës duhet të ketë tabela ku thuhet se rënia e borisë është e ndaluar. Tabela të tilla nuk ka në asnjë hyrje të Tiranës.

Kodi rrugor parashikon se boria lejohet të përdoret vetëm në raste rreziku. Për ekspertët ka një mungesë të theksuar të kulturës rrugore, prandaj dhe ligji nuk zbatohet.

Zhurma që vjen nga boritë e makinave mbetet kështu një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes akustike.

“I bien vend e pa vend dhe është i vetmi vend që nuk ka ndonjë dënim për zhurmat,” – u shpreh një qytetar.

“Janë shqetësuese në raste të veçanta kur nuk e kam mendjen,” – tha një tjetër.

Në kodin rrugor thuhet se çdokush që përdor borinë përtej përjashtimeve duhet të ndëshkohet me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Por në realitet shoferët nuk shqetësohen aspak, sepse kontrollet për këtë shkelje duken të pakta.

Euronews Albania ka pyetur policinë e shtetit sesa gjoba kanë vendosur për këtë shkelje por nuk ende nuk ka asnjë përgjigje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026