Borrell: Në 2022-shin, bota u bë një vend më i keq për të jetuar
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se në vitin 2022, bota u bë një vend më i keq për të jetuar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, konflikteve dhe krizave në Ukrainë, Iran, Etiopi, Afganistan, Mianmar, Kinë dhe vende të tjera.
Borelj shkroi në blogun e tij se këtë vit, 75 vjet nga miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, bota është një vend tjetër për shkak të ndarjeve të mëdha gjeopolitike, të cilat, thotë ai, janë shqetësuese, shkruan Euronews Serbia.
Ai shtoi se teknologjitë e reja po përdoren për mbikëqyrjen masive dhe se efektet e ndryshimeve klimatike po nxisin konfliktin.
“Ndarjet gjeopolitike në rritje janë veçanërisht shqetësuese, sepse ato priren të japin përshtypjen e rreme se bota në tërësi nuk ka më një gjuhë të përbashkët. Por në fakt, ne e kemi. Ne duhet të kujtojmë atë që na bashkon, më shumë se tetë miliardë njerëz dhe 193 anëtarë të OKB-së. Dhe për këtë është mirë të kthehemi 75 vjet prapa”, shkroi ai.
Borell thekson se të drejtat e njeriut janë baza e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës dhe se ato janë një prioritet kyç i politikës së jashtme të BE-së.
Last year, the world became a worse place for human rights.
We must turn the tide and defend their universality.
Read my new blog post on the EU’s agenda to do so. #EU4HumanRightshttps://t.co/0HuHSFkto9 pic.twitter.com/hiGskvEKPp— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 7, 2023
LEXONI GJITHASHTU
Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD
- 19:20 Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:12 Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re
- 19:05 Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon emrat
- 18:58 Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së