Borrell telefonatë me Blinken, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

20 Janar 2023 | 08:27

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar nëpërmjet telefonit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Lajmi është bërë me dije nga postimi i Borrell në rrjetet e tij sociale.

Ai tha se Blinken rikonfirmoi vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake. Mes tjerash, pa dhënë detaje Borrell tha se kanë folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Telefonata me Blinken riafirmuam vendosmërinë tonë të përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes domethënëse për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake. Gjithashtu u diskutua për Iranin, Ballkanin Perëndimor dhe Kinën për koordinimin dhe unitetin transatlantik më të fortë se kurrë. Jemi të përkushtuar ta forcojmë më tej,”-shkuan ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026