Borshi, destinacioni i preferuar për pushime! Qytetarët dhe bizneset ndajnë përvojat

19 Korrik 2025 | 16:49

Fshati turistik i Borshit, me vijën bregdetare më të gjatë në Detin Jon mbi 7 kilometra vijon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara për pushime, veçanërisht për familjet.

Qëndrueshmëria e çmimeve dhe investimet e vazhdueshme në shërbimet hoteliere kanë bërë që Borshi të fitojë gjithnjë e më shumë popullaritet mes pushuesve vendas dhe të huaj.

Sipas operatorëve turistikë, prenotimet për pjesën e mbetur të sezonit veror kanë arritur tashmë në rreth 70%.

“Borshi është një destinacion i orientuar drejt familjarëve, por nuk mungon as rinia. Baret buzë detit sjellin gjallëri gjatë mbrëmjeve, sidomos pas orës 23:00, por në thelb janë familjarët ata që e shijojnë më shumë detin dhe qetësinë e këtij vendi,” shprehen përfaqësues të bizneseve vendase.

Ata theksojnë gjithashtu se, pavarësisht rritjes së çmimeve globale dhe kostove të larta të produkteve, tarifat për akomodim nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar, duke krijuar një ndjenjë sigurie te pushuesit besnikë.

Pushuesit shqiptarë të Borshit janë të njohur për besnikërinë e tyre. Shumë prej tyre zgjedhin të rikthehen vit pas viti në të njëjtin vend. Ndërkohë, prej disa vitesh, vlerësimet pozitive për Borshin kanë kaluar edhe kufijtë, duke tërhequr vizitorë të huaj.

“Borshi është një vend i veçantë për familjarët. Ne vijmë prej katër vitesh rresht me familjen dhe gjithçka na pëlqen: ambienti, plazhi, çmimet,” thotë një pushues vendas.

Një tjetër turist, nga Greqia, rrëfen:

“Vij nga Korfuzi dhe kisha kohë që doja të vizitoja këtë zonë. Plazhet janë të bukura, çmimet shumë të arsyeshme, ndoshta më të lira se në Greqi. Edhe shërbimi dhe ushqimi janë në një nivel shumë të mirë.”

Sipas operatorëve lokalë, një pjesë e mirë e rezervimeve janë nga klientë të përhershëm që prej dhjetë vitesh frekuentojnë të njëjtat struktura.

“Na gëzon shumë që ata jo vetëm kthehen, por sjellin edhe miq të rinj. Kjo na motivon të punojmë më fort për të arritur standarde edhe më të larta,” shprehen ata.

Përtej plazhit dhe detit, Borshi ofron një sërë atraksionesh të tjera, që nga turizmi kulturor e historik, deri te peizazhet natyrore mahnitëse që e bëjnë këtë fshat një perlë të jugut.

Ndërkohë, në kontrast me Borshin, këtë verë Pogradeci po përballet me një rënie të dukshme të numrit të turistëve, çka lidhet kryesisht me ndërhyrjet në infrastrukturën e zonës së Drilonit, sipas operatorëve lokalë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:07 | 03/07/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026