Borxhi publik arrin 54,7% e PBB-së për vitin 2024, niveli më i ulët në 16 vite

24 Shkurt 2025 | 14:36

Borxhi publik është ulur në vitin 2024 në nivelin 54.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo rënie i dedikohet të ardhurave, të cilat vitin e kaluar u rritën përtej parashikimit të ministrisë së Financave. Borxhi llogaritet të jetë sot në shumën 1.4 trilionë lekë, me rënie rreth 6 mld lekë që nga fundi i vitit 2023.

Niveli i borxhit nën 55%, tregon se ky është niveli më i ulët që nga viti 2009 dhe sipas stokut, rënia më e madhe vjen nga shlyerja  borxhit të jashtëm, i cili në vitin e kaluar rezultoi në 23,1% të PBB-së, ose 3% më pak se vitin paraardhës.

Një rënie të konsiderueshme ka pësuar edhe shërbimi i borxhit, i paguar nga shteti shqiptar, i cili ka arritur në 50 miliardë lekë, nga 101 miliardë që kushtonte në fund të 2023-shit, ku kontribut në këtë drejtim ka dhënë edhe zhvlerësimi i euros në raport me lekun.

Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7% të PBB-së në dhjetë vitet e ardhshme dhe pjesa më e madhe e parave do të shkojnë për sigurime shoqërore, për mirëmbajtje, investime dhe digjitalizim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita këtë të martë inspektoi zbatimin e...
21:11 | 28/07/2026

Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë paraqitur...
20:52 | 28/07/2026

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026