Bosnje, arrestohen shtatë zyrtarë të policisë dhe ushtrisë për krime lufte

8 Dhjetor 2020 | 20:15

Bosnja ka arrestuar shtatë ish-policë dhe ushtarakë pasi dyshohen se kanë kryer krime lufte në 1992.

Prokuroria ka thënë se të dyshuarit janë zyrtarë serb të Bosnjës që dyshohen “për krime kundër njerëzimit në zonën Banja Luka”.

“Me urdhrin e prokurorit nga Departamenti Special për Krime Lufte”, forcat e rendit kanë identifikuar dhe arrestuar disa persona”, thuhej përmes një deklarate.

Të dyshuarit akuzohen për tortura ndaj 150 civilëve boshnjakë dhe kroatë pranë qytetit Donji Vakuf, në pranverë dhe verë të vitit 1992.

Dhjetëra boshnjakë dhe kroatë janë torturuar, dhunuar dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, thuhej më tej në deklaratë.

Disa prej tyre nuk jetojnë më, ndërsa shumë të tjerë vuajnë pasoja të rënda fizike dhe mendore.

Lufta e përgjakshme në Bosnje nisi në 1992, kur republika ish-jugosllave shpalli pavarësinë nga federata e drejtuar nga serbët.

Deklarata e pavarësisë solli zemëratë të madhe në mesin e serbëve të Bosnjës, të cilët morën nën kontroll një territor të madh të fundit dhe nisën të dëbojnë mijëra qytetarë të etnive të tjera.

Mbi 100 mijë persona humbën jetën përpara se të nënshkruhej marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026