Bota përkujton Holokaustin

27 Janar 2022 | 19:38

Një e mbijetuar nga torturat e nazistëve gjatë Holokaustit emocionoi parlamentin gjerman me deklaratën e saj.

“Kam jetuar në Nju Jork për 75 vjet, por sërish më kujtohen kohët e tmerrshme të horrorit dhe urrejtjes. Për fat të keq, ky kancer është rizgjuar dhe urrejtja ndaj hebrenjve është bërë e zakonshme në shumë vende të botës, përfshirë Gjermaninë,” – u shpreh Inge Auerbacher.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yari Lapid ndëroi në Austri kujtimin e rreth 90 mijë njerëzve të vrarë në kampet e përqëndrimit, përfshirë gjyshin e tij.

Ai vendosi një buqetë me lule në sarkofagun e memorialit.

Ndërsa në Itali, zyrtarë të qeverisë dhe anëtarë të komunitetit izraelit në Romë u mblodhën në lagjen e hebrenjve të kryeqytetit italian për të përkujtuar ditën e Holokaustit.

Ata vendosën buqeta me lule në vendin ku mbi 1 mijë persona u rrëmbyen nga nazistët dhe u dërguan në Aushvic të Polonisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026