Bota shpërdoron 19 për qind të ushqimit, 783 mln njerëz përballen me urinë kronike

27 Mars 2024 | 15:47

Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, në vitin 2022, rreth 19 për qind e ushqimit të prodhuar globalisht, ose rreth 1.05 miliardë tonë metrikë, u shpërdoruan në botë, ndërsa në të njëjtën kohë 783 milionë njerëz në mbarë botën po përballen me urinë kronike.

Raporti i Indeksit të Mbetjeve Ushqimore të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), i publikuar sot, gjurmon përparimin e vendeve për të përgjysmuar mbetjet ushqimore deri në vitin 2030, raportoi AP.

OKB-ja njoftoi se numri i vendeve që raportojnë në indeks është pothuajse dyfishuar që nga raporti i parë në 2021.

Raporti i vitit 2021 vlerësoi se 17 për qind e ushqimit të prodhuar globalisht në 2019, ose 931 milionë tonë, u shpërdoruan, por autorët paralajmëruan kundër krahasimeve të drejtpërdrejta për shkak të mungesës së të dhënave të mjaftueshme nga shumë vende.

Raporti është bashkautor i UNEP-it dhe shoqatës bamirëse ndërkombëtare Waste and Resources Action Program (WRAP). Studiuesit analizuan të dhënat për familjet, objektet e hotelierisë dhe shitësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026