Bota të bëjë përpjekje për zbatimin e ligjeve ndërkombëtare, thotë Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se të gjitha shtetet duhet të bëjnë përpjekje për të mbrojtur ligjet ndërkombëtare pasi bota po evoluon në një mënyrë të ndërlikuar.
Deklaratën, Lavrov e dha këtë të mërkurë në një takim me homologun e tij vietnamez, Bui Thanh Son në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, shkruan Reuters.
Deklarata e tij vjen pasi Rusia është akuzuar nga vendet perëndimore për shkelje të ligjit ndërkombëtar përmes pushtimit të Ukrainës.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Moskës që t’i përmbahet urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë, sipas së cilës, Rusia duhet të tërhiqet nga Ukraina.
Vietnami dhe Rusia kanë lidhje të ngushta të cilat datojnë që nga epoka sovjetike dhe Hanoi zyrtar deri më tani nuk e ka dënuar luftën në Ukrainë, të cilën Moska e quan një operacion special ushtarak.
Vizita e Lavrov në Hanoi vjen pasi të dyja vendet shënojnë 10 vjetorin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta