Botimi i parë i rrallë i “The Hobbit” shitet për një çmim rekord në ankand

10 Gusht 2025 | 14:11

Një botim i parë i rrallë i romanit të famshëm “The Hobbit” është shitur për 43 000 paund në një ankand online, duke kapërcyer pritshmëritë katërfish.

Libri u zbulua rastësisht gjatë një pastrimi shtëpie në Bristol, i fshehur në një raft librash. Botimi, një nga vetëm 1,500 kopjet origjinale të publikuara në shtator të vitit 1937, është konsideruar si një nga librat më të kërkuar në letërsinë moderne.

“Askush nuk e dinte që ishte aty”, tha specialistja e librave në shtëpinë britanike të ankandeve, e cila zbuloi librin.

Libri, i lidhur me pëlhurë jeshile të zbehur, përmban ilustrime bardh e zi të vetë autorit një veçori që mungon në botimet e mëvonshme, ku ilustrimet janë me ngjyra.

Ai ishte pjesë e bibliotekës së botanistit të njohur Hubert Priestley, i cili kishte lidhje të ngushta me Universitetin e Oksfordit, ku Tolkien punonte si profesor.

Libri u ble nga një koleksionist privat në Mbretërinë e Bashkuar dhe besohet se është një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një botim të parë të “The Hobbit”

Vepra ikonike e Tolkien-it, së bashku me “Zotin e Unazave”, ka shitur mbi 250 milionë kopje në mbarë botën dhe vazhdon të frymëzojë breza të tërë lexuesish dhe artdashësish, më shumë se 50 vjet pas vdekjes së autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026