Braçe në Kuvend: Modeli i tregut mban çmimet e naftës të larta
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka ngritur në Kuvend shqetësimin për çmimet e hidrokarbureve, duke theksuar se ato mbeten të larta dhe të ndikuara si nga kriza ndërkombëtare, ashtu edhe nga modeli i tregut në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh kritik ndaj mënyrës se si funksionon tregu i karburanteve në vend, duke theksuar se struktura aktuale mban çmime të larta për konsumatorët.
“Modeli i tregut mban çmimet e larta dhe për shkak të këtij modeli kemi këtë situatë. Çmimi neto pa taksa vazhdon të mbetet më i larti. Askush nuk ka kurajën të flasë për modelin e tregut apo për modelin e taksës që ne kemi”, deklaroi ai.
Braçe solli në vëmendje edhe ndryshimet në sistemin e taksimit të hidrokarbureve, duke theksuar se disa tarifa janë zhvendosur brenda çmimit final të karburantit.
Ai kishte dhe një përplasje verbale me kreun e PD-së Sali Berisha, pas ndërhyrjeve nga salla.
“Kush po abuzon? (drejtuar Berishës) Hajde këtu dhe fol ti. Më thua mua që po mbroj interesat e tregtarëve. Hajde, thuaje me zë të lartë. Ti s’i ke zënë asnjëherë këtu në sallë. E keni sjellë ju këtë model. Po e kishit 7 lekë, është zgjedhja jonë që e kemi çuar në 27 lekë. Ai çmim 7 lekë nuk është i njëjtë për atë që konsumon pak karburant me atë që konsumon shumë. Me këto tarifa të ulëta që keni vendosur ju, keni favorizuar gjithmonë konsumatorët e mëdhenj”, tha Braçe.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord