Braimllari: Protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës

11 Shkurt 2023 | 20:34

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është shprehur se protesta e ditës së sotme e realizoi objektivin e saj.

I ftuar në emisionin “Review“, në Euronews Albania ai tha se do të ketë një valë protestash deri në largimin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Sipas tij kemi një qeveri që tenton vetëm të godasë opozitën.

“Protesta realizoi objektivin e saj. Kjo protestë nis një valë të tjerash protestash. Ndjehem i kënaqur nga protesta. Pashë të jashtëzakonshme të qytetarëve të Tiranës. Protesta është startimi i një vale protestash, ku ditën e hënë do të jemi para parlamentit deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Kemi një qeveri që tenton të godasë opozitën. Kjo protestë ishte shumë serioze dhe kishte një kuptim shumë më të gjerë se protestat e mëparshme”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026