Brazil, policia përplaset me protestuesit kundër presidentit Bolsonaro
Mbështetësit por edhe kundërshtarët e presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, dolën që të protestojnë në Sao Paolo këtë të diel, ndërsa policia u përball me kundërshtarët e presidentit.
Mbështetësit e Bolsonaros ishin vetëm pak metra më tej, në të njëjtën rrugë.
Protestuesit përmbysën kazanët e plehrave dhe u vunë flakën, si dhe hodhën mjete të forta kundër policisë.
Të dyja demonstratat ishin organizuar në të njëjtën kohë nëpërmjet rrjeteve shoqërore.
Presidenti Bolsonaro, i cili erdhi në pushtet në janar të vitit 2019, është kritikuar shumë për mënyrën se si është menaxhuar kriza e coronavirusit.
Ai e ka trajtuar shpesh pandeminë si diçka jo serioze dhe i ka quajtur kufizimet e vendosura nga guvernatorët si veprime që kanë paralizuar ekonominë.
Brazili numëroi më shumë se 33 mijë të infektuar të rinj vetëm ditën e shtunë, ndërkohë që numri në total i të prekurve ka shkuar në më shumë se gjysmë milioni, duke i renditur të dytët në botë pas SHBA-ve.
Numri i të vdekurve deri tani ka arritur në 28.834, me 965 të vdekur në 24 orë.
Shumë shtete braziliane kanë nisur t’i lehtësojnë masat, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve të shëndetësisë.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta