Breshëri automatiku drejt automjetit të blinduar, detaje nga atentati në Laç

22 Korrik 2022 | 22:40

Klisman Preçi, viktima e atentatit të sotëm në Laç dhe i plagosuri Ylli Brahimi, u qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të automjetit fouristradë “Land Rover” që ishte e blinduar.

Është ky detaji më i fundit i raportuar nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Milotit, në hyrje të një pallati.

Të shtënat kanë lënë të plagosur rëndë fillimisht në vend si 27-vjeçarin Klisman Preçin dhe 46-vjeçarin Ylli Brahimi.

Ata janë dy emra shumë të njohur për policinë pasi kanë qenë shënjestër të atentateve të mëparshme të cilat kanë dështuar.

Ylli Brahimi ndodhet në sallën e operacionit dhe nuk ka informacione rreth gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa Klisman Preçi nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Atentati i ndodhur në Laç dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës.

Kjo për shkak se një prej shënjestrave të atentatit të sotëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026