Brighton dhe VAR-i ndalin Liverpoolin, Inter rikthehet te fitorja
Liverpooli u ndal në një barazim 1-1 në transfertën përballë Brightonit.
Një gol në minutat e fundit të shtesës i hoqën nga duart fitoren skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.
Kampionët e Anglisë e gjetën avantazhin në fillimin e pjesës së dytë, u duk sikur fitorja e The Reds u vulos në minutën e 84-t me golin e Mane por me ndërhyrjen e VAR u anulua për pozicion jashtë loje.
Në shtesë ndërhyri sërish VAR, kësaj here për të akorduar një faull të Robertson brenda zone. Pasi u konsultua me pamjet, arbitri akordoi 11-metërsh që u kthye ne gol nga vendasit.
Liverpool ndodhet në krye te renditjes së Premier League me 21 pikë vetëm 1 më shumë se londinezët e Tottenham.
Ndërkohë që në Serie-A, Interi u rikthye te fitorja pasi mposhti 3-0 në transfertë Sasuolon.
Një sukses i rëndësishme ky për zikaltrit dhe për teknikun Antonio Conte i cili nuk i ka aspak të sigurta pozitat në krye të skuadrës pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh