Britania e Madhe përjashton dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë

4 Prill 2024 | 11:28

Sekretari i Jashtëm britanik ka këmbëngulur se trupat e NATO-s nuk do të dërgohen në Ukrainë.

Lordi David Cameron tha për mediat e huaja se aleanca ushtarake “po shikon një mision të NATO-s për Ukrainën, jo një mision të NATO-s në Ukrainë”.

Sipas Sky News, aleanca ka shmangur vendosjen e forcave të saj ushtarake në terren në Ukrainë pasi nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat ruse.

Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron, herë pas here i parë si një përçarës diplomatik, propozoi më parë se trupat e NATO-s në Ukrainë nuk mund të “përjashtoheshin”.

Kur Lord Cameron u pyet nëse ai mund të shihte ‘çizmet’ e NATO-s në terren në Ukrainë, ai tha “Jo”, duke shtuar: “Unë mendoj se ne nuk duam t’i japim Putinit një objektiv të tillë dhe NATO mund të bëjë shumë gjëra për të koordinuar më mirë ndihmën që i japim Ukrainës”.

“Por, në thelb, për vendet si Britania dhe të gjithë ata që mbështesin Ukrainën, kjo është një çështje e vullnetit politik. A kemi durim? A kemi vullnet? A jemi të përgatitur të japim burimet? Tani, në rastin e Britanisë, padyshim që përgjigja është po”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026