Britania e Madhe rivendos marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy viziton Damaskun
Qeveria e re e Sirisë ka bërë një hap të rëndësishëm përpara duke pritur këtë fundjavë Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në Damask.
Takimi me Presidentin sirian, Ahmed al-Shara’a, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sirisë, Asaad al-Shaibani, u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Vizita e Lammy-t vjen në një periudhë të rëndësishme për Sirinë, e cila po zhvillon një identitet të ri vizual, duke përfshirë ndryshime në simbolet shtetërore dhe rigjallërimin e infrastrukturës si aeroportet. Përveç kësaj, vendi po punon për të përmirësuar komunikimin me Libanin dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në rajon.
Sipas mediave shtetërore siriane, takimi përfshiu diskutime mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe mundësinë e mbështetjes humanitare dhe zhvillimit afatgjatë të Sirisë.
Në një deklaratë për BBC, Lammy theksoi rëndësinë e përfshirjes, transparentës dhe llogaridhënies nga qeveria e re siriane, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar për sigurimin e një tranzicioni paqësor dhe për të qëndruar pranë popullit sirian gjatë këtij periudhe të rëndësishme.
“Është e rëndësishme që Sirisë t’i ofrohet mbështetje në këtë fazë të re, për të siguruar që ekuilibri të anojë drejt llogaridhënies dhe transparencës,” tha Lammy.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë