Britania e Madhe sanksionon Berishën, Çipa: Goditje edhe për fatin e opozitës
Gazetari Aleksandër Çipa thotë se vendimi i Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’ kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha është edhe një goditje për pozicionin dhe fatin e mëtejshëm të opozitës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çipa u shpreh se Berisha nuk ka ndërmend ta trajtojë si një problem individual, por do të përfshijë edhe Partinë Demokratike.
“Duket edhe më problematikë për pozicionin dhe fatin e mëtejshëm të opozitës së vendit dhe këtë e them në varësi të pohimit të zotit Berisha se tashmë në kërkim të së vërtetës së tij, që është një e vërtetë individuale, ai do të ketë bashkë edhe Partinë Demokratike.
Që do të thotë se zoti Berisha nuk ka ndërmend ta përjashtojë problemin e non gratave që po pason pas atj atë të Departamentit të Shtetit dhe Britanisë së Madhe, duke mbartur cilësinë e kryesuesit të Partisë Demokratike”, tha gazetari.
Sali Berisha deklaroi këtë të premte se i është ndaluar hyrja në territorin e Britanisë së Madhe.
Sipas tij, vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.
Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.
Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha theksoi se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët ka qenë gjithnjë i vërtetë.
LEXONI GJITHASHTU
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City
- 16:18 Ish-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA dhe Evropës por aleanca mbetet e fortë