Britania, Franca dhe Kanadaja paralajmërojnë Izraelin: Do ndërmarrim veprime nëse…
Mbretëria e Bashkuar është distancuar nga pozicioni i saj tradicionalisht i rezervuar ndaj Izraelit, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Francës në një deklaratë të përbashkët kundër ofensivës së re në Gaza.
“Niveli i vuajtjeve njerëzore në Gaza është i patolerueshëm. Ne e kundërshtojmë fuqimisht zgjerimin e operacioneve ushtarake të Izraelit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të kryeministrit britanik Keir Starmer, homologut kanadez Mark Carney dhe presidentit francez Emmanuel Macron, disa orë pas njoftimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për synimin e tij për të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës.
Liderët theksuan se moslejimi i ndihmës humanitare nga qeveria izraelite është i papranueshëm dhe potencialisht në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.
“Nëse Izraeli nuk ndal ofensivën ushtarake dhe nuk lehtëson aksesin e ndihmave humanitare, ne do të ndërmarrim veprime të mëtejshme konkrete”, paralajmëruan ata.
Në prag të konferencës ndërkombëtare të 18 qershorit, që do të mbahet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe me mbështetjen e Francës dhe Arabisë Saudite, tre liderët u angazhuan për të shtyrë përpara një zgjidhje me dy shtete.
Ata shprehën gatishmërinë për të njohur shtetin e Palestinës, duke e konsideruar këtë hap si një kontribut konkret për paqen dhe zgjidhjen përfundimtare të konfliktit.
Sipas The Guardian, në takimin përgatitor të zhvilluar në Nju Jork, Arabia Saudite u bëri thirrje vendeve që ende nuk e kanë njohur Palestinën që ta bëjnë këtë, duke theksuar se “njohja duhet parë si parakusht për paqen, e jo si produkt i saj”.
Aktualisht, 147 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur shtetin e Palestinës. Franca ka deklaruar se është e gatshme ta ndërmarrë këtë hap, por e lidh vendimin me rezultatin e konferencës së ardhshme. Një vendim i ngjashëm pritet edhe nga Britania.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët