Britania i jep leje Ukrainës për të kryer sulme brenda Rusisë
Britania e Madhe i ka dhënë leje Ukrainës, mbrapa dyerve të mbyllura, që t’i përdorë raketat e saj me rreze të gjata veprimi për të kryer sulme thellë brenda tokës ruse, raportojnë mediat britanike.
Sipas gazetës Guardian, burime qeveritare kanë thënë se është marrë tashmë vendimi për ta lejuar Kievin t’i përdorë raketat lundruese të prodhuara nga Britania, Storm Shadoë, për sulme brenda Rusisë, megjithëse vendimi nuk është bërë publik dhe me gjasë nuk do të bëhet publik as në të ardhmen.
Zyrtarët britanikë nuk e kanë komentuar raportimin e Guardianit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kohë që u bën thirrje vendeve të Perëndimit t’i heqin kufizimet ndaj vendit të tij për përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi për sulme thellë brenda Rusisë.
Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se administrata e tij është duke punuar për ta gjetur një mënyrë për heqjen e këtyre kufizimeve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologu i tij britanik, David Lammy, ishin në një vizitë të përbashkët në Ukrainë të mërkurën, ku njoftuan ndihmë të re për Kievin.
Blinkeni njoftoi mbi 700 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, ndërsa Lammy konfirmoi se vendi i tij do t’ia japë Ukrainës edhe 600 milionë funte ndihmë dhe hua të garantuara.
Të enjten, forcat ruse kryen sulme në qytezën Konotop në rajonin Sumi në verilindje të Ukrainës mëngjesin e së enjtes, ku u plagosën 14 njerëz, sipas zyrtarëve vendës.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare