Britania kërkon fshirjën e postimeve me informacione të rreme për Covid-19
Qeveria britanike u ka kërkuar kompanive të mediave sociale të fshijnë postimet që përmbajnë keqinformim lidhur me coronavirus-in.
Pjesëtarët e komunitetit afrikan dhe aziatik, po refuzojnë që të bëhen pjesë e fushatës së vaksinimit, dhe një prej arsyeve është që ata nuk besojnë te vaksina kundër Covid-19.
Ditën e hënë kryeministri britanik Boris Johnson bëri me dije se vdekshmëria nga virusi në këto dy komunitete është dyfish më i lartë sesa i komuniteteve të tjera.
Qeveria britanike në muajin mars të vitit të kaluar ka themeluar një njësi për luftimin e keqinformimeve lidhur me pandeminë.
Lidhur me këtë situatë ministri britanik për biznes, industri dhe për implementimin e sistemit të vaksinimit kundër Covid-19, Nadhim Zahawi, tha se:
“Mesazhi im për të gjithë, qoftë Twitter apo Facebook, është që ju duhet të jeni të përgjegjshëm dhe të kryeni pjesën tuaj për të hequr postimet me informacione të rreme sapo t’i identifikoni ato.”
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit