Britania: Moska po shënjestron pa pushim infrastrukturën kritike

27 Maj 2026 | 12:09

Drejtoresha e agjencisë së inteligjencës së komunikimit GCHQ, Anne Keast-Butler paralajmëroi të mërkurën se Moska po po synon pa pushim infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik në Britani dhe Evropë.

Në një fjalim në një qendër zbulimi kodesh të Luftës së Dytë Botërore pranë Londrës, ajo hodhi akuza ndaj Rusisë për vjedhjen e teknologjisë dhe planifikimin e sabotimit dhe përpjekjeve për vrasje.

Në muajt e fundit, autoritetet në vende si Suedia, Polonia, Danimarka dhe Norvegjia kanë pohuar se hakerat e lidhur me Rusinë kanë synuar infrastrukturën e tyre kritike, duke përfshirë termocentralet dhe digat.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Horne, paralajmëroi muajin e kaluar se shtete armiqësore, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, qëndrojnë pas sulmeve më serioze kibernetike me të cilat përballet vendi. Ai tha se sulme të tilla mund të shtohen ndjeshëm nëse Britania përfshihet në një konflikt ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026