Britania nis javën me 4 ditë punë, pa ndryshim page

30 Maj 2022 | 12:39

Tre mijë punonjës në 60 kompanitë britanike mezi presin të testojnë projektin e ri.

Nga 1 qershori do të punojnë vetëm katër ditë në javë, dhe pa asnjë ulje page.

Projekti pilot i cilësuar më i madhi në botë, do të zgjas 6 muaj dhe pritet të ndihmojë kompanitë që të praktikojnë katër ditë pune në javë pa sakrifikuar paratë,

Louis Bloomsfield, i cili punon në një fabrikë birre në veri të Londrës, po pret me padurim një ditë shtesë pushimi çdo javë.

“Në fillim mendova të bëjë punë vullnetare, më pas mendova se mund të bëj diçka tjetër, mund të mësoj një tjetër profesion. Me një ditë më shumë pushim ka kaq mundësi”, thotw Louis Bloomsfield, punonjës në një fabrikë birre.

Menaxhuesit e punishtes së birrarisë planifikojnë të ndajnë punonjësit në dy ekipe dhe të ofrojnë ditë të ndryshme pushimi në mënyrë që puna të mos ndalet.

Shpresohet se ky projekt jo vetëm do të rrisë produktivitetin e punonjësve, por do të përmirësojë edhe mirëqenien e tyre.

“Përtej çdo gjëje ne duam të jemi pjesë e ndryshimeve në shoqëri. Ne duam të ndihmojmë mjedisin, të ndihmojmë në shëndetin mendor, prindërimin, të gjitha llojet e përfitimeve në shoqërinë që besojmë mund të ndodhin nëse ndryshohet mënyra sesi njerëzit punojnë”, shprehet Sam Smith, pronari i birrarisë.

Më shumë autonomi dhe fleksibilitet në punë – përvoja e punës në shtëpi gjatë dy viteve të fundit të pandemisë ka treguar se kjo është e mundur. Një dëshirë në subkoshiencën e shumë kompanive është që të mbajnë punonjësit dhe të kundërshtojnë mungesën serioze të personelit.

Megjithatë, specialisti Jonathan Boys, nuk është shumë optimist për ndikimin që do të ketë në ekonomi.

“Pyetja e vërtetë është: a do të rritet produktiviteti i humbjes së një dite – a do të rrisë kjo produktivitetin që humbet nga ajo ditë? Dhe unë mendoj se kjo është ndoshta pjesa kryesore e kësaj prove. Nëse po, është e shkëlqyer. Pra, ne do të kemi një kohë vërtet të vështirë për të pasur katër ditë punë në javë pa sakrifikuar asgjë në ekonomi. Mendoj se ky është ndoshta thelbi i çështjes”, thotë Jonathan Boys, specialist i tregut

Projekte të ngjashme pilot ekzistojnë tashmë në Spanjë, Islandë, SHBA dhe Kanada. Belgjika gjithashtu dëshiron të prezantojë javën katërditore të punës. Në Gjermani, aktualisht nuk është në rendin e ditës, ndonëse anketat tregojnë se një shumicë e qartë e popullsisë do të ishte pro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Belgjika bëhet vendi më i fundit që lejon javën me 4 ditë punë

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon

Një raport i Kombeve të Bashkuara të premten thekson se tregtia globale e drogave të paligjshme po lulëzon, me prodhimin e kokainës dhe konfiskimet e...
11:57 | 26/06/2026

Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Një mjek saudit u dënua me burgim të përjetshëm të premten për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, duke përplasur një...
11:43 | 26/06/2026

Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta

Policia e Parisit njoftoi të premten se u kërkoi organizatorëve të Marshimit të Krenarisë, i cili ishte planifikuar për të shtunën të anulohej për shkak...
11:23 | 26/06/2026