Britania rikthehet në programin Erasmus, nënshkruan marrëveshjen me Brukselin
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje me Brukselin për t’u rikthyer në programin evropian të shkëmbimit universitar Erasmus nga viti 2027, nga i cili u largua në vitin 2020 në kontekstin e Brexit-it. Lajmin e njoftuan qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian.
Ministri britanik për Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Nick Thomas-Symonds u shpreh se bashkimi me Erasmus+ është një fitore e rëndësishme për të rinjtë. Sipas tij kjo heq barrierat dhe zgjeron horizontet në mënyrë që të gjithë, pavarësisht nga prejardhja e tyre, të kenë mundësinë të studiojnë dhe të trajnohen jashtë vendit.
Marrëveshja midis Londrës dhe Brukselit është pjesë e rivendosjes së marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian që qeveria laburiste e Keir Starmer ka provuar që nga marrja e pushtetit në korrik 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet