Britania sanksionon bashkëpunëtorë të oligarkëve rusë
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur listën e re të sanksioneve lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Me vendimin e ri janë shënjestuar “ata persona që me vetëdije kanë ndihmuar” oligarkët e sanksionuar rusë, sikurse ish-pronarin e klubit futbollistik Chelsea, Roman Abramovich.
Masat e reja kanë shënjestruar Demetris Ioannides dhe Christodoulos Vassiliades, dy qipriotë “ndërmjetësues profesionistë” që Britania i akuzon se kanë ndihmuar Abramovichin dhe ish-ansionarin në Arsenal, Alisher Usmanov.
Ioannides ka krijuar “struktura të dyshimta offshore” që janë përdorur nga Abramovich për të fshehur mbi 760 milionë funte në asete para se të sanksionohej vitin e kaluar, ndërkaq avokati Vassiliades ka krijuar fonde të mirëbesimit dhe kompani offshore që janë përdorur nga Usmanov, tha Qeveria britanike.
Usmanovit, oligark i lidhur me Kremlinin, iu sanksionua rrjeti financiar, që përfshin kompanitë USM, Curzon Square Limited dhe Hanley Limited, nga autoritetet britanike.
“Ne po mbyllim rrugët për elitën ruse dhe për ata që po tentojnë t’iu ndihmojnë që të fshehin paratë e tyre nga lufta”, tha sekretari i Jashtëm, James Cleverly, duke u zotuar se për ta “nuk ka vend ku mund të fshihen”.
“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përndjekë ata që e mbështesin këtë luftë. Ne nuk do të ndalemi derisa të ndalet presidenti rus, Vladimir Putin”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë