Britania shpall gjendjen e thatësirës në disa pjesë të vendit, Franca në flakë

13 Gusht 2022 | 15:03

Ekipet e zjarrfikësve nga gjashtë vende të BE-së mbërritën në Francë për të ndihmuar përballimin e zjarreve që kanë përfshirë shumë rajone të shtetit. Mijëra banorë janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre. Pjesa më e madhe e vendit po përballet me një vale të nxehti dhe thatësire ekstreme .

Shumë prej ekspertëve argumentojnë se episode të tilla do të jenë më të shpeshta  për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kjo nuk ka qenë një verë e lehtë as për Portugalinë. Rreth 1500 zjarrfikës u mobilizuan për të shuar flakët  në parkun natyror Serra da Estrela në Portugalinë qendrore.

Zjarri  tashmë ka shkatërruar 10,000 hektarë bimësi në këtë gjeopark botëror të mbrojtur  nga Unesco.

Zjarret vazhdojnë të djegin  provincën Ourense  në Galicia të Spanjës  .

Flakët në Galicia kanë djegur më shumë se 22,000 hektarë që nga fillimi i verës.

Shtatë avionë zjarrfikës nga Forcat Ajrore Spanjolle (SAF) u zhvendosën në rajon , për të ndihmuar në shuarjen e vatrave të reja  që fuqizohen për shkak të erës dhe thatësirës.

Observatori i BE-së bën me dije se  47% e territorit të BE-s është  nën paralajmërim për thatësirën dhe 17% në kushtet e alarmit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shpalli  zyrtarisht gjendjen e thatësirës në disa pjesë të Anglisë, pas muajve me reshjeve të pakta dhe temperaturave rekord në javët e fundit.

Autoriteti meteorologjik  britanik, tha se gjatë periudhës nga janari deri në qershor të këtij viti në Angli dhe Uells u regjistruan reshjet më të pakta nga viti 1976.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026