Britania vendos nëse Assange do të ekstradohet në SHBA

20 Maj 2024 | 10:26

Themeluesi i kompanisë WikiLeaks, Julian Assange, do të mësojë të hënën nëse e ka humbur betejën ligjore në gjykatat angleze, për të parandaluar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Kush është Julian Assange?

Assange ka lindur në Taunsvill të Australisë në korrik të vitit 1971.

Përgjatë adoleshencës, ai ka fituar reputacion si programer i sofistikuar i kompjuterit, dhe më 1995 e ka pranuar fajësinë dhe është gjobitur për hakim.

Në të 20-at e tij, ai është pranuar në Universitetin e Melburnit dhe ka studiuar për matematikë dhe fizikë.

Çfarë është Wikileaks?

Assange e ka lansuar faqen WikiLeaks më 2006, duke e krijuar një platformë për ata që rrjedhin informacione.

Faqja ka marrë vëmendje të madhe në prill të vitit 2010, kur në të është publikuar një video e klasifikuar, në të cilën është parë sesi sulmi i kryer me një helikopter amerikan, më 2007, ka lënë të vrarë dhjetëra njerëz në kryeqytetin irakian, Bagdad, përfshirë dy pjesëtarë të stafit të agjencisë së lajmeve, Reuters.

Përgjatë vitit 2010 janë publikuar më shumë se 90.000 dokumente të klasifikuara të ushtrisë amerikane për luftën në Afganistan dhe rreth 400.000 dokumente sekrete amerikane për luftën në Irak, duke shënuar kështu incidentin më të madh të sigurisë në historinë e ushtrisë amerikane.

Më 2011 janë publikuar edhe 250.000 dokumente sekrete diplomatike të ambasadave amerikane nëpër botë, dhe disa prej tyre janë shpërndarë edhe prej mediave me nam si New York Times dhe Guardian.

Këto rrjedhje të informacionit i kanë zemëruar dhe turpëruar politikanët amerikanë dhe zyrtarët ushtarakë, të cilët kanë thënë se janë rrezikuar shumë jetë.

Ish-analistja e inteligjencës ushtarake amerikane, Chelsea Manning është dënuar me shtatë vjet burgim për rrjedhje të informacionit te faqja WikiLeaks, dhe më pas është liruar prej ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Grupit i është kthyer vëmendja para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, kur faqja ka publikuar dhjetëra mijëra emaile të krerëve të fushatës së kandidates presidenciale, demokrates Hillary Clinton.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026