Britania vendosi sanksione ndaj katër biznesmenëve rusë
Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj katër biznesmenëve rusë, kompanitë e të cilëve janë të lidhura me luftën në Ukrainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme britanike.
Mes të sanksionuarve janë Alexander Abramov dhe Alexander Frolov, të cilët Britania i lidh me biznesmenin rus Roman Abramovich, i cili u sanksionua nga Londra në fillim të këtij viti.
“Nga sot, ne po sanksionojmë edhe katër oligarkë të tjerë që kanë fituar privilegje për shkak të njohjes së tyre me Putin dhe në këmbim financojnë makinerinë e tij ushtarake”, tha sekretari i jashtëm britanik James Cleverley.
Ai tha se presioni ekonomik me sanksione ndaj personave të afërt me presidentin rus Vladimir Putin do të vazhdojë deri në fitoren e Ukrainës, shkruan KosovaPress.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës