Broja larg Chelsea, londinezët 12 largime, mes tyre dhe ‘heroi’ i Champions League
600 milionë euro të shpenzuara në dy merkatot e transferimeve, por shumë larg objektivave nga drejtuesit e klubit, kjo është situata që po kalon skuadra e Chelsea.
Londinezët vijojnë garën në Uefa Champions League pasi eleminuan Dortmundin, por duket se diçka e tillë sërish nuk e bind presidentit Tod Boehly. Blutë u përforcuan mjaftueshëm në merkaton e janarit, ndërkohë investitorët amerikanë synojnë ta ngrenë skuadrën në majë të Evropës.
Diçka e tillë mund të arrihet vetëm nëse do të ketë ndërhyrje në merkato, por në anën tjetër do të ketë dhe disa largime. Mes emrave që pritet t’i japin lamtumirën stadiumit ‘Steamford Bridge’ është dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.
22-vjeçari cilësohet si një nga lojtarët më premtues, por duket se pavarësisht besimit të dhënë pak muaj më parë, e sheh veten larg Chelsea. Sipas mediave britanike, 12 lojtarë do të falenderohen në fund të sezonit, për të cilët nuk do të ketë rinovim të kontratës.
Emra të tjerë të cilët dyshohet se do të largohen janë ata të Kovacic, Mount, Azpilicueta, Loftus-Cheek, Pulisic, Chilwell, Callagher, Ziyech, Havertz, Sterling dhe Aubameyang. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga skuadra e Chelsea apo ndonjë prej lojtarëve, teksa lajmi është përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat e huaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë