Broja për dëmtimin: 2022-shi, viti më i vështirë i jetës sime
Futbollisti shqiptar, Armando Broja e ka cilësuar 2022-shin, vitin më të vështirë në jetën e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Broja është shprehur se për shkak të dëmtimit, nuk ka mundur që të luajë për një periudhë të gjatë kohore.
Pas operacionit në gju, 21-vjeçari ndodhet në fazën e rikuperimit.
“Ndoshta viti më i vështirë i jetës sime deri më sot. E bukura e kësaj bote është se gjithmonë ka shanse dhe mundësi që ju presin në të ardhmen. Nuk jam aspak perfekt si person apo lojtar, por përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes çdo ditë për njerëzit që më interesojnë më shumë, por edhe për njerëzit që më shikojnë dhe presin më shumë nga unë. Marr gëzim dhe lumturi në fushën e futbollit dhe jam mjaft me fat dhe mirënjohës që mund ta ndaj çdo ditë me ju djema.
Kjo padyshim që më lëndon shumë që nuk mund të bëj punën ose sportin që na pëlqen për një periudhë të gjatë kohore. Është gjithmonë e vështirë për t’u pranuar, por me njerëz të mirë rreth meje dhe ata pak njerëz që e bënë këtë vit më të mirë për mua, unë do të rikthehem akoma më i mirë. Jam 100% i sigurt për këtë. Edhe një herë dua të them faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë tuaj, kjo më ndihmon gjithmonë në kohë si këto”, shkroi Broja në Instagram.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së