Bruksel, 45-vjeçari terrorist qëllohet për vdekje nga forcat e policisë
Policia në Bruksel ka qëlluar për vdekje personin që mbrëmjen e së hënës vrau dy shtetas suedezë. Abdesalem Lasued, 45 vjeç, u qëllua në një kafene në lagjen Shaerbek.
Dy shtetasit sudezë mbetën të vrarë kur agresori hapi zjarr me një pushkë automatike, në një atentat që la edhe një person të plagosur.
Ngjarja ndodhi 5 KM larg stadiumit ku po luhej ndeshja Belgjikë-Suedi. Ajo po trajtohet si terrorizëm dhe autoritetet në Bruksel kanë rritur nivelin e sigurisë.
“Gjatë mbrëmjes, një deklaratë u bë në rrjetet sociale dhe u regjistrua nga një person që prezantohej si agresori. Personi në fjalë thoshte se frymëzohej nga Shteti Islamik. Gjatë së njëjtës deklaratë, kombësia e viktimave përmendet si një motiv për krimin e kryer. Në këtë fazë nuk ka të dhëna për një lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë,” – tha Eric Van Duyse, zëdhënës i Prokurorisë Federale.
Kombëtarja suedeze do të luante në stadiumin belg “Hejsel Stadium” me vonë gjatë mbrëmjes, me ngjarjen që ndodhi 5 km larg.
Por pasi organet mediatike raportuan se dy personat e vrarë mbanin veshur fanellën e kombëtares suedeze, lojtarët e vendit nordik dhe UEFA njoftuan se nuk mund të luanin pjesën e dytë të ndeshjes dhe kombëtarja belge ra dakord.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë