Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

16 Qershor 2025 | 20:43

Komisioni Evropian është gati të pranojë një tarifë fikse prej 10 për qind në shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara, me kushtin që marrëveshja të jetë e përcaktuar me kritere të qarta dhe të pranuara nga të dyja palët.

Objektivi është shmangia e tarifave më të larta ndaj sektorëve strategjikë si ai i automjeteve, medikamenteve dhe përbërësve të pajisjeve elektronike, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende vullnetin për të kufizuar në 10 për qind tarifat mbi makinat evropiane.

Në këmbim të heqjes dorë nga tarifat e larta, BE është gati të reduktojë kundërtarifat e tij për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe të njohë disa nga standardet teknike amerikane.

Brukseli e ka bërë të qartë se do të mund të pranojë një kuotë fikse prej 10 për qind vetëm me kushte të mirëpërcaktuara dhe transparente, por jo si masë të përhershme.

“Bëhet fjalë për një tarifë prej 10 për qind, që në fakt përfaqëson një rritje të kamufluar të taksave për konsumatorët amerikanë”, ka thënë një zyrtar i BE-së për mediat gjermane.

Në paketën që po negociohet e që është ende në fazë elaborimi, ekzekutivi i Ursula von der Leyen po shqyrton edhe ndalimin total të importit të gazit rus, me qëllim favorizimin e atij amerikan.

Gjithashtu, propozimi drejtuar administratës Trump mund të përfshijë rishikimin e disa normave evropiane të kritikuara nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

“Synimi është hartimi i një pakete të plotë për t’i lejuar presidentit amerikan ta paraqesë si një fitore politike të rëndësishme”, ka shtuar burimi që ka ruajtur anonimatin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias

Publikimi i deklarimeve financiare të presidentit amerikan Donald Trump nga Zyra e Etikës Qeveritare e SHBA-së ka nxitur reagime të shumta politike, veçanërisht lidhur me...
16:34 | 02/07/2026

Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë

Spanja ka regjistruar mbi 1,000 vdekje në qershor për shkak të valës të së nxehtit. Barcelona lidhur me situatën ka filluar të marrë masa teksa mësohet...
16:29 | 02/07/2026

Mrekulli në Venezuelë, 44-vjeçari nxirret i gjallë pas 8 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit nxorën një burrë nga rrënojat e një ndërtese 9-katëshe në Venezuelë në një operacion tetë ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. 44-vjeçari, Hernan...
16:22 | 02/07/2026