Brukseli i shqetësuar! A po ‘bie’ Merz?
Kancelari gjerman Friedrich Merz po përballet gjithnjë e më shumë me dobësim politik për shkak të mungesës së popullaritetit dhe tensioneve brenda CDU-së, partisë së tij.
Sipas të përditshmes Bild, brenda partisë po zhvillohen diskutime të mbyllura mes disa figurave që madje po shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij nga posti i kancelarit.
Ndër emrat që përmenden si pasues të mundshëm janë kryeministri i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, kryeministri i landit të Hesenit, Boris Rhein, si dhe kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer.
Në Gjermani, një kancelar nuk mund të shkarkohet drejtpërdrejt: ai mund të largohet vetëm përmes një votë mosbesimi konstruktive në Bundestag, e cila kërkon njëkohësisht edhe zgjedhjen e menjëhershme të një kancelari të ri.
Merz, i zgjedhur me vështirësi, pasi i është dashur një raund i dytë për të siguruar mbështetjen e koalicionit të ti, po përballet me kritika në rritje si brenda vendit ashtu edhe nga partnerët evropianë.
Raportimet e Bild merren me kujdes në Bruksel. Nëse nga njëra anë ato ngjallin ironi në disa qarqe politike europiane, nga ana tjetër shtojnë edhe shqetësimin.
Bashkimi Europian po kalon një periudhë me lidership të dobët, ndërsa po rritet presioni i rrymave anti-europiane të mbështetura si nga administrata Trump, ashtu edhe nga Kremlini.
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar