Brukseli mund të shfrytëzojë 176 miliardë euro asete ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor 2025 | 08:45

Udhëheqësit e BE-së do t’i ngarkojnë Komisionit Evropian këtë të enjte një propozimi ligjor për të shfrytëzuar 176 miliardë euro nga asetet e ngrira shtetërore ruse për një kredi për Ukrainën, një veprim që mund të mbulojë pjesën më të madhe të nevojave financiare të Kievit për tre vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve, diplomatët evropianë besojnë se ka një shans që e gjithë skema të mund të arrihet deri në fund të këtij viti dhe se kjo do të ndihmonte në plotësimin e mungesës së pritur, nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë më të gatshme të financojnë Kievin në të njëjtën masë si më parë.

Ideja nuk është të konfiskohen asetet ruse, të cilat mbahen kryesisht në kompaninë belge të tregjeve financiare Euroclear, por më tepër t’i zëvendësojnë ato me obligacione të lëshuara nga Komisioni Evropian dhe të mbështetura nga shtetet anëtare të BE-së dhe potencialisht nga vendet e tjera të Grupit të Shtatë, G7, dhe partnerë të tjerë, sipas udhëheqësve të BE-së.

Paratë do të shkonin më pas në Kiev në vitet 2026-2028 si një e ashtuquajtur “kredi dëmshpërblimi”, të cilën Ukraina do të duhej ta shlyej vetëm pasi Rusia të paguaj dëmshpërblimet e luftës.

Tre çështje ende duhet të zgjidhen dhe do të negociohen në javët në vijim, sipas zyrtarëve.

Së pari, ka çështje ligjore, të ngritura kryesisht nga vendi pritës i Euroclear, Belgjika.

Më pas, ka debate rreth asaj se për çfarë mund t’i shpenzojë Ukraina paratë, kryesisht të nxitura nga Franca.

Dhe së fundmi, ka një diskutim më të gjerë rreth asaj se kush do të marrë pjesë, si dhe çfarë rreziqesh sjell kjo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026