Brukseli pritet të mbështesë Ukrainën për anëtarësim në BE
Të premten pritet që Brukseli të rekomandojë që Ukraina të bëhet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, shkruan Euronews.
Vendimet për Moldavinë dhe Gjeorgjinë gjithashtu do të shpallen në të njëjtën kohë. Nëse Komisioni Europian favorizon dhënien e statusit të kandidatit për njërën nga këto tre shtetet, udhëheqësit e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor.
Kjo lëvizje e Brukselit vjen një ditë pasi udhëheqësit e tre shteteve më të mëdha anëtare të bllokut bënë udhëtimin e tyre të parë në Kiev dhe deklaruan mbështetjen e tyre për ofertën e Ukrainës.
Macron këmbënguli se do të ofronte “shpresë për Ukrainën dhe popullin e saj, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se “Ukraina i përket familjes europiane”.
Ukraina shpalli dëshirën e saj për t’u bashkuar me BE-në vetëm katër ditë pasi Rusia nisi sulmin e saj më 24 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë