BSH rrit normën e interesit, Sejko: Inflacioni, kërcënimi kryesor për ekonominë

2 Nëntor 2022 | 20:17

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e çmimeve mbetet rreziku kryesor për ekonominë shqiptare dhe ndërhyu sërish duke rritur normën bazë të interesit.

Nga mbledhja mujore e bordit, norma e interesit u vendos në rritje me 0.5 pikë përqindjeje, duke shkuar nga 2.25, që është aktualisht në 2.75.

Po me 0.5 pikë përqindjeje është rritur edhe interesi i depozitave njëditore, duke shkuar në 1.75 për qind.

Bordi vendosi rritjen e normës së interesit me 0.5 pikë përqindjeje”, tha guvernatori Gent Sejko.

Sejko renditi tre faktorë që kanë nxitur inflacionin.

”Shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave, çmimet e larta të lëndëve të para, naftës dhe energjisë, rritja e inflacionit ndikon në rritjen e kontratave të së ardhmes. Zgjerimi i konsumit dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, zgjerimi I shërbimeve, bujqësisë dhe rritja e pagave në sektorin privat, prej 11.9 për qind në tremujorin e dytë, kërkesë solide për punë dhe rënie të vazhdueshme të rënies së papunësisë”, theksoi ai/

Banka e Shqipërisë thotë se tregu financiar dhe kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe me sasi të nevojshme parash për t’iu përgjigj nevojave të ekonomisë.

Inflacioni në Shqipëri mbetet mbi 8 për qind, nivelet më të larta që prej vitit 1998. Banka e Shqipërisë thotë se rritja e çmimeve do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe inflacioni do të nisë zbutjen gjatë vitit të ardhshëm.

Parashikimi i Bankës është që inflacioni të kthehet në nivelin 3 për qind vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2024.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026