Bullgaria gjen armë që dyshohet të kenë lidhje me Hamasin. Arrestohen 4 persona
Policia bullgare ka gjetur armë që lidhen me katër persona të cilët dyshohet se janë anëtarë të Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ata ishin arrestuar në Gjermani dhe Holandë dhjetorin e vitit të kaluar, sipas raportimeve të mediave gjermane dhe AFP-së.
Tre anëtarë të dyshuar të grupit radikal palestinez ishin arrestuar në Gjermani më 14 dhjetor, nën dyshimet se po përgatisnin të kryenin një sulm kundër caqeve hebraike në Evropë.
I dyshuari i katërt u arrestua në Holandë.
Prokurorët gjermanë thanë se katër personat po mblidhnin armë dhe “po i mbanin gati për kryerjen e sulmeve të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike në Evropë”.
Revista Der Spiegel raportoi se policia gjeti fotografi të pistoletave e municioneve në telefonin e një prej të arrestuarave. Këto fotografi çuan hetuesit deri te gjetja e armëve që ishin groposur poshtë një pishe në jug të Bullgarisë, raportoi kjo media gjermane.
Prokurorët bullgarë dhe Ministria e Brendshme kanë refuzuar që të konfirmojnë këto raportime.
Prokurorët gjermanë dhjetorin e vitit të kaluar kishin deklaruar se katër të dyshuarit – një egjiptianë, dy libanezë dhe një shtetas holandez – “për një kohë të gjatë ishin anëtar të Hamasit”, grupit që nxiti luftën në Gazë, pasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit.
Një nga të dyshuarit, i identifikuar si Abdelhamid Al A., ishte akuzuar nga zyrtarë të lartë të Hamasit për gjetjen “e një depoje me armë në Evropë, që grupi fshehurazi e kishte krijuar në të kaluarën”, thanë prokurorët.
“Armët pritej të dërgoheshin në Berlin dhe të mbaheshin gati për sulme të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike në Evrop”, thanë prokurorët gjermanë. Fillimisht ishte besuar se armët ishin fshehur në Poloni, sipas Der Spiegel.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë