Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare
Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlamentare të mbajtura në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje.
Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni.
Sipas sondazhit të Gallupit, partia reformiste “Ne vazhdojmë ndryshimin” do të fitojë 16.2 për qind të votave, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë dhe pro Kremlinit, Rilindja, pritet të fitojë 14.9 për qind të votave.
Në këto zgjedhje garojnë 22 parti dhe nëntë koalicione.
Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabile që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.
Që atëherë, gjashtë palë zgjedhjeve kanë dështuar që ta nxjerrin vendin nga ngërçi politik.
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në qershor, ishin të paqarta dhe politikanët dështuan tri herë që të formonin një koalicion qeverisës.
Po ashtu, në zgjedhjet e qershorit, pjesëmarrja në zgjedhjeve ishte vetëm 34 për qind – dalja më e ulët në Bullgarinë postkomuniste.
Sondazhi i Gallupit parasheh që kësaj radhe dalja të jetë vetëm 31 për qind.
Në gusht, presidenti bullgar, Rumen Radev, pranoi propozimin për formimin e ekzekutivit nga kryeministri në detyrë, Dimitar Glavchev, duke mundësuar që vendi të kishte një ekzekutiv të përkohshëm.
Glavchev u emërua kryeministër në detyrë pasi Qeveria u rrëzua në mars.
Pasi votoi, Glavchev tha se po votonte për një “Bullgari evropiane e stabile, me një Qeveri stabile që respekton Kushtetutën dhe vendin dhe ndjek interesat e popullit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë