Burgim i përjetshëm për vrasjen e grave, Senati italian miraton projektligjin

23 Korrik 2025 | 15:38

Senati italian miratoi unanimisht një projektligj që fut një krim të ri në Kodin Penal: vrasjen e grave, që dënohet me burgim të përjetshëm.

Neni i ri 577-bis përcakton se kushdo që vret një grua nga urrejtja, diskriminimi, kontrolli ose sepse ajo është grua do të dënohet me burgim të përjetshëm , raporton Rai Uno.

Projektligji thotë se femicidi konsiderohet i kryer edhe kur motivi është refuzimi i gruas për të filluar ose vazhduar një marrëdhënie emocionale dhe një përpjekje për të kufizuar liritë e saj personale.

Ligji parashikon heqjen e afatit kohor prej 45 ditësh për përgjimin në rastet e formave më të rënda të dhunës ndaj grave, gjë që, siç thuhet në shpjegimin e aktit të propozuar, do të lehtësojë punën e autoriteteve gjyqësore në hetimin dhe vërtetimin e këtyre krimeve .

Projektligji duhet të miratohet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit italian, dhe më pas duhet të nënshkruhet nga Presidenti i Republikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026

Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit

Një komedian i famshëm turk u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi akuzohet për fyerje të Islamit. Arrestimi i 32-vjeçarit Deniz Goktas vjen në mes të një vale...
19:28 | 02/07/2026