Burri rreh brutalisht gruan në Kosovë, ndërron jetë në spital 41-vjeçarja

2 Gusht 2024 | 13:52

Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë këtë të premte në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.

“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.

M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast.

Aktivistja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” nga Graçanica , Milica Stojanoviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se institucionet kanë dështuar sërish kur është fjala për dhunën ndaj grave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026