Burrit i deformohet koka nga kufjet e mbajtura ndër vite

8 Qershor 2023 | 09:08

Një transmetues i platformës së lojërave “Twitch” mbeti i habitur pasi ai doli drejtpërdrejt teksa filmonte veten duke rruar flokët për bamirësi.

Teksa rruante pjesën e sipërme të flokëve ai vuri re një gjurmë në kokën e tij që ishte formuar nga mbajtja për shumë vite e kufjeve të tij të lojërave.

Ai e bëri këtë gjest për të mbledhur para për organizatën bamirëse, Leukemia & Lymphoma Society.

Shikuesit që e ndoqën live dëshmuan tronditjen e Curtoss kur zbuloi se forma e kokës së tij kishte ndryshuar plotësisht për shkak të përdorimit të zgjatur të kufjeve.

Brenda pak sekondash, ai vuri re një pjesë si të çarë sipër kokës. “Shoku, unë kam një dhëmbëzim si këtu, këtu shkojnë kufjet e mia!” u tha ai shikuesve.

“Kam një vrimë kufje f***ing në kokë! Çfare dreqin?” “Gjithmonë kam menduar se janë vetëm flokët e mi,” shtoi ai.

Nuk kaloi shumë kohë që reagimi i Curtoss u bë viral në rrjetet sociale. Ai ndau një video të zbulimit të tij në mes të rruajtjes në TikTok të tij, ndërsa në Twitter, një video e deformimit të kokës së tij mori më shumë se 42 milionë shikime.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026